IBF International ka kampion të ri, Florian Marku e mposht Maxim Prodan

Florian Marku është kampioni i ri i IBF International Welterweight, pasi ka mposhtur me pikë boksierin rumun Maxim Prodan.

Lushnjari ia doli të fitonte me pikë, pasi dy prej gjyqtarëve ishin në favorin e tij. Ata i dhanë triumfin Markut duke dhënë vlerësime 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari tjetër ishte krejt në krahun tjetër, me 99-91 në favor të Prodan.

Marku edhe në këtë duel u mundua të luante me kundërshtarin dhe në fund ka festuar. Tani ai shpreson që në të ardhmen të zgjidhet si sfidues për titullin kampion bote, për të tentuar ëndrrën e madhe. / oversport.tv