Ibra: Francezët duhet të jenë krenarë për mua, Mbappesë i kam këshilluar Realin   

Zlatan Ibrahimovic, në Francë ka lënë gjurmë, por jo vetëm. I intervistuar nga gazeta L’Equipe, suedezi u kthye për të folur për përvojën e tij me Paris Saint-Germain, duke konfirmuar krenarinë e tij që ishte atje në fillim të ciklit Al-Kelaifi: “Kam punuar çdo ditë dhe jam krenar për çfarë kam bërë me PSG.

Çdo ditë klubi bëhet gjithnjë e më i madh dhe mund të them se edhe unë dhashë pjesën time, duke sjellë atë që kisha mësuar me Juventusin dhe Milanin.Kur klubi më mori ata donin të arrinin nivelin më të lartë, por kishte shumë për të punuar. Jam krenar t’i them vetes se isha atje në fillim, duke parë se ku arritën sot.”

Dhe duke folur për PSG-në, Gigio Donnarumma është atje sot. Një portier që Ibra e njeh mirë: “Ai është më i miri në botë dhe kaq. Nuk ka nevojë të debatohet. Kam luajtur me të, e di se çfarë po them”.

Më pas jep një batutë, në stilin e Ibrës: “Thjesht po them që francezët konsiderohen arrogantë dhe më thanë se ishin arrogantë. Kështu që unë them: duhej të ishin krenarë për mua. Unë përfaqësoja Francën në mënyrë perfekte. Ndoshta edhe më mirë se vetë francezët”.

Krahas Gigio Donarumma-s, Ibrahimovic foli edhe për Kylian Mbappé, i cili po përflitet shumë se do të transferohet te Real Madridi në verë: “Varet se çfarë dëshiron dhe çfarë mendon”, tha Ibra për talentin e ri francez. “Do të kisha shkuar te Real Madridi, por nëse do të isha trajner i PSG-së do të përpiqesha ta mbaja atë. Vetëm ai do të vendosë”. Më pas ai rrëfen: “Mbappé më pyeti dhe unë i thashë: “Unë do të shkoja në Madrid po të isha në vendin tënd”, përfundoi Ibra. /oversport.tv