Zlatan Ibrahimovic mbush sot 40 vjeç. Gjigandi suedez, që ka lënë shenjën e tij me të gjitha klubet ku ka luajtur, është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.
565 gola të shënuar në 954 ndeshje të luajtura, deri më tani, pasi Zlatan vazhdon të jetë një pikë referimi për Milanin dhe synon të fitojë sa më shumë trofe me skuadrën kuqezi.
Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United janë skuadrat me të cilat ka luajtur bomber suedez në kontinentin europian dhe tek të gjitha ka lënë firmën e vet, duke shënuar një mal me gola.
It’s not every day the world completes its orbit around Ibra 🌍
Happy birthday @Ibra_official! 🎉🌍 Anche quest’anno il mondo ha avuto il privilegio di compiere un intero giro attorno a Ibra: buon compleanno, Zlatan! 🎉 #SempreMilan pic.twitter.com/i5KgPGeOMp
— AC Milan (@acmilan) October 2, 2021
Janë të shumtë trofetë që ka fituar Ibra, por ëndrra mbetet Champions League, të cilën nuk ka mundur ta fitojë, ndonëse ka luajtur me klubet më elitare të kontinentit. / Oversport.tv
🇸🇪 Celebrate Zlatan Ibrahimović's 40th birthday with these great goals! 🔥🔥🔥
😎 Your favourite strike?@Ibra_official | #HBD | #UCL pic.twitter.com/dqYsiNDZr9
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 3, 2021