Në një intervistë të dhënë për “Telefoot”, Ibrahimovic ka folur për të ardhmen e tij: “Nuk jam i sigurtë që Milani do të jetë skuadra e fundit ku do të luaj. Dua të qëndrojë në fushë derisa të kem mundësi.
Nëse duan të më largojnë dhe unë ndjej se mund të vazhdoj akoma, sigurisht që do të vazhdoj. Tek Milani kam një rol të rëndësishëm, përgjegjësi të mëdha dhe mundësinë që të tregoj lidershipin tim.
Është një situatë që më pëlqen dhe që më ka dhënë shumë, sepse jam më i madhi. Është hera e parë që e gjej veten në një situatë të tillë”.
Ibra ka folur edhe për sezonin aktual: “Duhet të besojmë tek titulli kampion. Të punojmë dhe të bëjmë sakrifica. Mund të jesh kush të duash, por nuk do të thotë se vetëm me kaq mund të arrish objektivat e tua”.
Në lidhje me karrierën e tij të jashtëzakonshme, suedezi ka thënë: “Jam krenar që kam luajtur në nivele të larta për 25 vite. Vij nga një komb me 10 milion banorë dhe i tregova botës se edhe një futbollist suedez di të luajë futboll.
Pasardhës? Jo, nuk ka asnjë. Ka vetëm një Zlatan”, ka përfunduar sipas mënyrës së tij sulmuesi i Milanit. / Oversport.tv