Ibra rinovon me pagë simbolike, Botman jep sinjale për afrimin te Milani

Milani është duke menduar për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm dhe nga Holanda vijnë konfirmime të rëndësishme. I grumbulluar me kombëtaren u-21 të Holandës, Sven Botman tregoi se është në diskutime për aventurën e tij të re.

“Janë duke u zhvilluar disa diskutime, shpresoj që gjithçka të jetë më e qartë përpara fazës përgatitore. Për mua është e vështirë që të qëndroj larg këtyre zërave, i dëgjoj pothuajse çdo ditë dhe shpresoj që të qartësohet situata sa më shpejtë”.

Nga ana tjetër, La Gazzetta dello Sport ka treguar edhe situatën ku ndodhet ylli i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez pritet të rinovojë me kuqezinjtë edhe për një sezon, ndërsa paga e tij do të ulet ndjeshëm. Palët do të takohem javën e ardhshme ndërsa është caktuar edhe strategjia për pagën e re.

Ibra do të përfitojë një pagë “simbolike” te Milani, ndërsa do të ketë edhe bonuse të tjera në bazë të performancës së tij. Megjithatë ajo që është e sigurt është fakti se Ibra do të përfitojë shumë herë më pak nga 7 milionë euro që përfiton aktualisht.

Paga e re pritet të varet nga paraqitjet që Ibra do të zhvillojë me Milanin dhe golat që do të shënojë me këtë fanellë. Mediat në Itali sigurojnë se Zlatan nuk do të ndalet, do të vazhdojë të paktën edhe për një vit me Milanin. /oversport.tv