Ibra shkon “all in”! Nga sportisti më i madh në histori, tek zgjedhja Messi-Ronaldo

I intervistuar nga Corriere TV për librin e tij të ri “Adrenalina”, Zlatan Ibrahimovic  ka bërë disa komente shumë interesante mbi karrierën e tij dhe pikëpamjet në sport. Ai përmendi kështu disa emra mbi sportistin më të madh në histori, futbollisti më i fortë për të, si dhe bëri një zgjedhje midis Messit dhe Ronaldos.

Sportisti më i madh në histori? “Më i madhi në histori është Muhamed Ali, jo vetëm për atë që bëri në ring, por edhe për atë që bëri jashtë. Për karakterin e tij, personalitetin e tij dhe sa i fortë ishte. Ai thoshte gjëra që i bëri gjithashtu”.

Futbollisti më i fortë i të gjitha kohërave? “Ronaldo Fenomeni. Më shumë se Maradona? Nuk e kam jetuar live, ndoshta për brezat e tjerë është më i forti nga të gjithë. E pashë Ronaldon live dhe si fëmijë e imitova, e provova dhe vazhdova”.

Messi apo Ronaldo? “Ata janë të dy shumë të fortë. Një zgjedhje e vështirë, më duhet të them se zgjedh Messin sepse kam luajtur me të, e kam parë nga afër dhe e di që gjithçka që ai bën është e natyrshme, nuk është e ndërtuar. Është e gjitha lëvizje natyrore”.

Mbrojtësi më i fortë që je përballur? “Janë të shumtë, nëse luan në Itali përballesh me më të mirët edhe pse 10 vite më parë ishin ndryshe. Ata ishin më të këqij, atëherë nuk kishte VAR dhe mund të kalonit kufirin në agresivitet dhe në mënyrën se si luanin. Paolo Maldini, Nesta, Stam, Chiellini… Thiago Silva. Kur luaja me të, gjithmonë thosha se kisha një Ibrahimovic më të kompletuar në mbrojtje. Ai kishte gjithçka. Te PSG fituam së bashku, me të vërtetë një lojtar i madh”.

Kush e fiton Scudetton? “Të shohim, do të jetë shumë interesante. Kushdo që mund të qëndrojë më gjatë në krye do të fitojë. Scudetto fitohet në shkurt ose mars, jo tani”. /oversport.tv