Ibrahimovic dhe Kessie të gatshëm kundër Lazio, Pioli vendos aktivizimin

Tashmë nuk ka më dyshime: Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie do të jenë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjen e të dielës kundër lazios.

Të dy lojtarët janë stërvitur me grupin në seancën e fundit dhe do të grumbullohen për ndeshjen e “San Siro” kundër bardhekaltërve.

Mesfushori duket se do të marrë një fanellë titullari, ndërsa sulmuesi nuk do të rrezikohet dhe do të luajë një pjesë loje: nëse e nis nga minuta e parë, do të luajë një pjesë ose pak më shumë, në të kundërt do të hyjë si zëvendësues gjatë ndeshjes.

Kessie merr direkt vendin e tij në mesin e fushës, mbetet për t’u vendosur nëse në krah të Bennacer apo Tonalit. Pioli nuk do të rrezikojë Ibran, sepse edhe Giroud është i padisponueshëm për shkak të Covidit, dhe skuadrën e presin dy ndeshje të tjera të rëndësishme, fillimisht kundër Liverpoolit dhe më pas kundër Juventusit.

Prandaj suedezi nuk po aktivizohet plotësësisht dhe në rast se do ulet në pankinë, njëri mes Rebic dhe Leao do të startojë si titullar. Oversport.tv