Ibrahimovic kthehet në momentin e duhur, suedezi është mbreti i këtij Milani

Një skuadër luanësh, për ta thënë njësoj si Pioli në fund të ndeshjes me Lazion, ndihet edhe më mirë kur në krye ka mbretin luan. Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic, e ka dhënën këtë efekt te skuadra kuqezi. Ishte suedezi që mori pjesë në aksionin e golit, i cili solli edhe përmbysjen e madhe ‘in ekstremis’ dhe që e mban Milanin ende në krye. Një pykë që shërbeu për mesfushorin në golin e përmbysjes, por edhe një pikë referimi e skuadrës në momentin me deciziv të rrugëtimit drejt titullit.

Në më pak se 25 minuta, i aktivizuar në minutën e 68 në vend të Brahim Diaz, 40-vjeçari i dha jetë të gjithë besimit që kishin për të në Milanello kur u vendos se do të grumbullohej për këtë takim: Është shumë e rëndësishme që ta kesh në fushë, si për grupin, por edhe për rezultatin.

Pas 2 muaj e gjysmë telashesh me dëmtimet, fillimisht me “Tendinën e Akilit” dhe më pas në gju, rikthimi i Ibrës është një lajm i shkëlqyer edhe për Giroud. Francezi vazhdon që të bëjë pjesën e tij, teksa me Lazion shënoi golin e nëntë, i 12-ti në të gjithë kompeticionet. Mirëpo, është e kuptueshme që një 35-vjeçar, në sprintin final me një kalendar kaq të ngjeshur dhe intensitet kaq të madh, të ketë nevojë për të marrë frymë.

Me pak fjalë,. Një ilaç për të gjithë ambientin, në një moment kur nuk mund të gabosh asgjë. Në nivelin mental, karikimi i grupit dhe eksperienca e Ibrahimovic mund të shërbejnë ndoshta edhe të mërkurën ndaj Interit, në ndeshjen e prapambetur ndaj Bolognas.

Për zikaltrit, një fitore në të cilën do t’i rikthejë në krye të klasifikimit. Dhe e bën Milanin që të ketë rolin e ndjekësit. Pas dhjetë javësh në kryesim, ndoshta për Milanin zbritja në klasifikim mund të sjellë edhe pak reagim.

Mirëpo, në një ekip luanësh, me mbretin në krye të grupit, nuk mund të ekzistojë frika. Janë 12 pikë për t’u koleksionuar dhe më pas do të jetë radha e matematikës që të thotë fjalën e saj. Për t’i dhënë Milanit ndjesinë e një sezoni të artë, apo do të jetë gjithsesi një sezon për t’u duartrokitur. / Oversport.tv