Ibrahimovic kujtoi përplasjet me të, Materazzi e “turpëron” publikisht

Zlatan Ibrahimovic kishte dhënë një intervistë të gjatë për Corriere della Sera dhe mes të tjerave kishte folur edhe për përplasjen e kahershme me Marco Materazzin.

“Me të kisha një llogari të hapur prej vitesh. E qëllova në një derbi. U fut me këmbën lart, unë kërceva, e evitova dhe e godita me bërryl.

Pipo Inzaghi komentoi: derbi më i bukur i jetës sime, 1-0, gol Ibra dhe Materazzi në spital. Sigurisht që po bënte shaka”, shprehej suedezi i Milanit.

Ish-qendërmbrojtësi ka reaguar ndaj Ibrahimovic, teksa me fjalët “Postimi heshtur” postoi fotot të trofeve të Champions League dhe Kupës së Botës, që Materazzi i ka fituar dhe sulmuesi i Milanit jo. / oversport.tv