Ibrahimovic nuk ka ndërmend të plaket, 23 sezone radhazi që shënon

Milan triumfoi përballë Lazios me shifrat 2-0 dhe një prej golave e shënoi Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez zëvendësoi Leaon në pjesën e dytë dhe brenda 3 minutave realizoi golin e parë sezonal dhe të dytin e takimit për Milanin.

Ky gol i Ibrahimovic tregon një statistikë interesante për sulmuesin, i cili numëron 23 sezone radhazi që shënon për një klub në karrierë.

Një numër i madh, që flet për dinakërinë dhe gjakftohtësinë e tij para porte. Edhe pse me 39 vite mbi supe, kur duhen dhe pak javë që të shkojë 40, ai vazhdon të shënojë dhe të jetë i rëndësishëm. /Oversport.tv