Ibrahimovic realist: Ndeshja me Porton më e dobëta, ky kompeticion na rrit

Zlatan Ibrahimovic flet pa doreza pas humbjes me Porton në rezultatin 1-0. I vetëdijshëm për rrjedhën e lojës, ai shpjegoi arsyen e humbjes dhe çfarë duhet të bëjë kjo skuadër në vazhdim.

“Ishte ndeshja më e dobët që kemi luajtur, nuk e meritonim një lojë të tillë. Ky është futbolli, kemi 0 pikë në renditje, por duhet të vazhdojmë dhe të besojmë”, pranoi gjigandi suedez.

Ai shton se prania në këtë kompeticion ka rritur skuadrën dhe se çfarëdo rezultati të marrë në fund Milani, do të shërbejë si eksperiencë pozitive për klubin kuqezi.

“Është hera e parë që shumë prej futbollistëve të provojnë shijen e të luajturit në Champions League. Duhet të rriten dhe të mësojnë sepse ky kompeticion të mundëson eksperiencë në kampionat”.

Sulmuesi 40 vjeçari përmendi dhe mungesat e skuadrës: “Na mungojnë shumë lojtarë. Unë sapo u riktheva dhe do përpiqem të gjej ritmin. Shpresat për kualifikim? Janë dhe 3 ndeshje për tu luajtur. Do luftojmë për të mbetur këtu për sa kohë mundësitë për kualifikim janë të hapura”, ka përfunduar Ibrahimovic. /Oversport.tv