Ibrahimovic vrapon drejt rikthimit, në fushë kundër Lazio-s

Zlatan Ibrahimovic ka dy ditë që po stërvitet rregullisht me grupin e lojtarëve të Milanit dhe ky është një lajm i shkëlqyer për Pioli-n, duke marrë në konsideratë faktin që ka humbur Giroud për shkak të Covid-19.

Sulmuesi suedez mund të rikthehet në fushën e blertë për disa minuta, që në ndeshjën e radhës kundër Lazio dhe më pas të jetë i gatshëm si titullar në “Anfild” për ndeshjen kundër Liverpool-it në 15 shtator.

Por nëse rikuperimi në ditët në vazhdim shkon më mirë nga sa është parashikuar, nuk është çudi që Ibra të jetë titullar që ndeshjen e ardhshme të Serisë A, kundër bardhekaltërve.

Rikuperimi dhe mundësia e aktivizimit do të vlerësohet dita-ditës, por fakti që sulmuesi po rikthehet bën me krahë drejtuesit kuqezi./Oversport.tv