Icardi çmendet nga xhelozia, Eros Ramazzotti kontakton Wanda Naran

Në mes të konfliktit midis Wanda Naras dhe Mauro Icardit duket se ka ndërhyrë edhe këngëtari i famshëm italian Eros Ramazzotti. Sipas asaj që raporton Yanina Latorre në emisionin “Los Angeles Mornig”, këngëtari ka kontaktuar Naran për ti shprehur mendimin e tij mbi lidhjen me Icardin.

Ndarja e çiftit ka bërë bujë në mediat rozë, pas lajmit se sulmuesi argjentinas mund të ketë tradhëtuar parntneren me Eugenia Suarez. Megjithatë, Ramazzotti ka ndërhyrë në këtë ngjarje gjithashtu.

Pas publikimit të lajmit, sipas mediave argjentinase, Icardi është zemëruar shumë me kontatket që partnerja e tij ka pasur me këngëtarin. Ata shprehen të sigurt se pas bisedës që ata të dy kanë shkëmbyer, Icardi është bërë xheloz dhe po kërkon shpjegime. /oversport.tv