Icardi mbyll telenovelën: Gabova, por le të mos flasim më për këtë

Mauro Icardi i është rikthyer edhe një herë ngjarjeve të fundit me gruan e tij Wanda Nara. Sulmuesi argjentinas dha një intervistë për Paramount + ku foli mbi gjithçka ka bërë në “telenovelën” me partneren e tij.

Ai pranoi se ka bërë një gabim, por se për fatin e mirë nuk pati ndikime të mëdha. Më pas ai i shprehu edhe dashurinë Wanda Naras dhe lumturinë se gjithçka u zgjidh. Në fund ai i kërkoi gazetarëve që mos të flitet më për këtë çështje.

“Kam bërë një gabim dhe ia dolëm ta zgjidhnim. Kjo do të jetë hera e fundit që do të flasim për të. Dashuria që kam për të është e njohur për të gjithë. Jam martuar shumë i ri dhe ka qenë gjithë jeta ime. Ishin ditë të trishta, gjithçka që ndodhi këtë muaj e zgjidhëm së bashku. Ne kemi folur tashmë për të gjitha, le të mos flasim më për këtë”, përfundoi Icardi. /oversport.tv