Igli Tare dhe Claudio Lotito nuk janë duke kaluar momentet e tyre më të mira. Presidenti i Lazios dhe drejtori sportiv kanë një situatë të tensionuar mes tyre kohët e fundit.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Tares nuk i ka pëlqyer aspak afrimi i Angelo Fabiani në klub. Ai ka marrë postin e koordinatorit të Primaveras dhe të ekipit e femrave të Lazios, por Tare e ka marrë këtë gjë si një kërcënim.
Të dyja palët janë të tensionuara, ndërsa Igli Tare po mendon dorëheqjen nga posti i tij. Megjithatë, për momentin ende askush nuk ka ndërmarrë një hap që sjell largimin e Tares nga Lazio, ose konfirmimin e tij në klub. /oversport.tv