Tare “kunja” Romës: Protestojnë? Nëse sheh rastet, kupton si ishte arbitrimi

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, në një intervistë të dhënë për “Sky” ka folur për derbin, që skuadra e tij fitoi 3-2 përballë Romës në fundjavë.

“Sarri mbeti i çuditur nga atmosfera, por nuk më pëlqeu ajo që bëri Roma pas ndeshjes. Ishte një surprizë e vërtetë të shikoje që pas katër ditëve të flasin për gabime të arbitrave.

Po i referohem Tiago Pintos? Po. Nuk më pëlqeu ajo që tha pas ndeshjes, duhet të mësojnë të pranojnë edhe humbjen dhe më pas të nxjerrin në fushë më të mirën.

Mjafton të analizosh ndeshjen episod për episod, për të kuptuar se nuk ka pasur asnjë gabim arbitrar në disfavor të Romës, përkundrazi, nëse ka pasur ka qënë në disfavor të Lazios.

Si në rastin e penalltisë së reklamuar, kërkesa për të nxjerrë me karton të kuq Leivan nuk ishte dhe penalltia e Zaniolos ishte diçka që e pa vetëm Irrati në VAR”, ka deklaruar drejtuesi shqiptar i skuadrës bardhekaltër, duke kërkuar të shuajë pretendimet e Romës për gjykimin në derbi. /Oversport.tv