Polemikat e derbit të kryeqytetit: Igli Tare nuk mban më, sulmon Tiago Pinton

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka sulmuar homologun e tij te Roma, Tiago Pinto. Pinto u shpreh pas ndeshjes se vendimet e gjyqtarëve gjatë derbit kryeqytetas vendosen fatin e ndeshjes.

Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Igli Tares, i cili nuk i kurseu aspak kritikat: “Nuk më pëlqen ajo që bëri Roma pas ndeshjes. Ishte një surprizë të shihje se pas 4 ditësh ata vazhdonin të flisnin për gabimet e gjyqtarëve kur më së shumti ishin kundër Lazios.

Nuk më pëlqen ajo që tha Tiago Pinto pas lojës, ne gjithashtu duhet të mësojmë të pranojmë humbjen dhe të nxjerrim më të mirën, siç bëhet me fitoren. Mjafton të analizosh episod për episod për të parë se nuk ka pasur gabim të gjyqtarëve kundër Romës, megjithatë, ka pasur kundër Lazios” / oversport.tv