“Ik zhduku, çfarë problemi ke?”, Da Silva tërbohet me trajnerin Brdaric

Victor Da Silva është tërbuar pas zëvendësimit në pjesën e parë nga trajnerit Thomas Brdaric. Nuk është hera e para që braziliani nervozohet dhe ka përplasje me teknikun.

Da Silva shfaqet i habitur që e nxori jashtë, pasi ai ishte mirë pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe donte të vazhdonte të luante.

“Ik zhduku, cili është problemi yt?! Dreqi e marrtë, jam mirë për të luajtur”, dëgjohet të thotë Da Silva, në drejtim të Brdaric.

Më parë tekniku gjerman ka pasur një përplasje me sulmuesin Liridon Latifi, i cili reagoi shumë ashpër pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Egnatias në Rrogozhinë. / oversport.tv