Ikën edhe Van Gaal: Lë pas një grup të mirë, nuk ndihem i mposhtur

Louis Van Gaal ka konfirmuar pas humbjes së djeshme përballë Argjentinës, që solli eliminimin e Holandës nga Kupa e Botës se nuk do të vazhdojë më detyrën e tij në krye të stolit të tulipanëve.

“Nuk do të vazhdoj më si trajner I kombëtares holandeze, ishte ndeshja ime e fundit në këtë mandat të tretë. Jam shumë krenar. Kam grumbulluar shumë lojtarë të rinj, që fituan eksperiencë.

Formuam një grup të mirë, nuk ndihem I mposhtur. Lë një grup shumë të mirë. Nuk kam humbur në 20 ndeshje dhe ka një arsye për këtë. Madje kemi luajtur përballë kombëtareve më të mira”, ka thënë trajneri.

Nga 1 janari I vitit 2023 Van Gaal do të zëvendësohet nga Ronald Koeman, që rikthehet në drejtimin e kombëtares së Holandës. /Oversport.tv