Iku para kohe nga kjo Botë, por zëri i Kosta Grillos nuk do të harrohet kurrë

Një nga komentatorët më të mirë dhe më të vjetër të ekraneve shqiptare, humbi jetën sot pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Coronavirus.

Me një karrierë të gjatë, mbi 30 vite në komentin e ndeshjeve më të rëndësishsme kombëtare dhe ndërkombëtare. Një nga zërat më të dashur të publikut shqiptar u shua, për të mos dhuruar më emocione për publikun e tij të dashur.

Kosta Grillo e nisi karrierën e tij në Radio Televizionin Shqiptar, më pas në RT Klan, Telesport dhe Top Channel, për të vazhduar më pas në platformat Digitalb dhe Tring.

Largohet para kohe, një nga zërat që ka rritur publikun sportdashës në vend me komentet e tij.

Kostandin Grillo largohet nga kjo Botë, por puna dhe vepra e tij do të mbesë gjithmonë.

Lamtumirë mjeshtër!