Ilda Bejleri mohon kandidimin: Presidente e FSHF-së? Jo, kam projekte të tjera

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, gazetarja Ilda Bejleri ka folur në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar për një kandidim të mundshëm të saj për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Moderatorja bukuroshe ka mohuar gjithçka: “I kam dëgjuar këto lajme që qarkullojnë, por nuk kam reaguar, pasi janë të pavërteta.

Për momentin nuk kam ndërmend të kandidoj për postin e presidentit të Federatës, pasi kam projekte të tjera. Shumë shpejt do të moderoj një reality show në një televizion”-ka deklaruar gazetarja Ilda Bejleri.