Ilir Daja dhe Partizani kanë pak shanse të vazhdojnë bashkëpunimin. Tekniku i “Demave të kuq” e paralajmëroi se po e mendonte largimin që pas humbjes në derbin me Tiranën.
Në klubin e kuq zyra për shtyp nuk e konfirmon largimin e Dajës ende. Nga ana tjetër edhe vetë trajneri nuk ka pranuar të japë një informacion në lidhje me të ardhmen e tij në krye të Partizanit.
Të gjithë janë në pritje të komunikatës zyrtare të klubit të kuq. Me Dajën trajner, kryeqytetasit grumbulluan 18 pikë në 15 javët e para të kampionatit. Tani pritet që të konfirmohet zyrtarisht largimi i tij. / oversport.tv