Pas startit jo të mirë të kampionatit, pasi u mund 1-0 nga kampionët e Teutës në debutim, Partizani kërkon të marrë pikët e para sezonale në transfertën e Korçës kundër Skenderbeut. Në një konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide, tekniku Daja ka folur për gjendjen e skuadrës dhe objektivat:
“Rezultatet janë pjesë e rëndësishme, por nuk tregojnë gjithçka. Kemi vazhduar punën me intensitet të lartë dhe me dëshirën që defektet e ndeshjes së parë të minimizohen. Mendoj që kemi një ndeshje delikate nesër.
Pavarësisht se edhe Skënderbeu ka humbur ndeshjen e parë, gjatë pjesës së parë ka bërë goxha mirë kundër Tiranës. Shkojmë nesër në Korçë, duke respektuar maksimalisht kundërshtarin.
Detyra jonë e vetme është marrja e 3 pikëshit, pavarësisht se e dimë se duhet të punojmë fortë për të arritur këtë gjë. Partizani është një ekip që brenda tij ka lojtarë cilësorë. Dy nga të cilët janë Kaçe dhe Mala. Nuk mund të themi kush do ta nisi titullar ndeshjen nesër, pasi kemi dhe një seancë stërvitore. Do të vendosim të gjithë si staf se kush do të startojë nesër”.
Tekniku ka folur edhe në lidhje me stadiumin e ri: “Mendojmë që të paktën nga mesi i tetorit të fillojmë stërvitjet me ekipin në fushën e kompleksit të ri. Për këtë kemi marrë dhe fjalën e presidentit. Ndërsa për ta bërë komplet stadiumit të gatshëm për të pritur ndeshjet tona, besoj se në muajin nëntor. Unë jam trajneri i ekipit, nuk jam presidenti, por sipas fjalës së tij besoj që muaji nëntor duhet të na gjejë në stadiumin e ri.