Ilirid Ademi largohet para kohe, zgjidh kontratën me Laçin

Ilirid Ademi nuk do të jetë pjesë e Laçit në pjesën e dytë të këtij sezoni futbollitik.

Sulmuesi anësor, të cilin kurbinasit në verë e morën nga Shkupi, nuk pati shumë hapësira dhe luajti vetëm 9 ndeshje (3 titullar) në kampionat.

Ademi realizoi vetëm dy gola në Kupën e Shqipërisë kundër Butrintit e Tomorit dhe tani ka dalë lojtar i lirë dhe do të jetë në pritje të ofertave.

Kontratën me Laçin e ka zgjidhur dhe është lojtar i lirë. Në të shkuarën në Maqedoninë e Veriut ai ka luajtur edhe me Gosivari, Makedonija GP dhe Renova. / oversport.tv