Immobile humbet supersfidën ndaj Juventusit, mësohet shkalla e dëmtimit

Është më i lehtë se çfarë mendohej dëmtimi i Ciro Immobiles, që dje ka zhvilluar një rezonancë magnetike, që ka evidentuar një tërheqje të një shkalle të ulët në pulpën e majtë.

Sulmuesi i Lazios, që të mërkurën do t’i nënshtrohet disa kontrolleve të tjera mjekësore, do të qëndrojë larg fushës së blertë për dy javë dhe do të rikthehet në dispozicion të teknikut Sarri për ndeshjen kundër Napolit në 28 nëntor.

Është e sigurtë mungesa e tij në ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit në Serie A si dhe në sfidën kundër Lokomotivës së Moskës në Europa League.

Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur se nuk do të ketë njoftime zyrtare në lidhje me këtë çështje. Përpara se të bëje një deklaratë për shtyp për gjendjen e lojtarit, Lazio kërkon që të presë edhe rezultatet e kontrolleve që do të zhvillohen ditën e mërkurë. / Oversport.tv