Immobile mungon kundër Juventusit, Sarri e kërkon zgjidhjen te Muriqi

Përveç ndonjë mrekullie, Ciro Immobile do të jetë jashtë fushës në ndeshjen kundër Juventusit. Sulmuesi i Lazios pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren italiane dhe mundësia që ai të kthehet në ndeshjen e radhës në Serie A është pothuajse zero.

Kështu, Maurizio Sarri është duke kërkuar për alternativa në qendrën e sulmit. Tekniku italian duhet të gjejë një zgjidhje sa më parë dhe mundësia që Muriqi të hidhet në lojë që nga minuta e parë është tashmë një realitet.

Megjithatë, përveç kosovarit, Sarri po mendon edhe për një taktikë që e ka përdorur te Napoli. Ai po konsideron mundësinë që Pedro ose Zaccangni të luajnë si “9 fals”, për të zëvendësuar yllin e sulmit lacial. Megjithatë, ajo që duket tashmë e sigurt, është fakti se Immobile nuk do të jetë kundër Juventusit. /oversport.tv