Immobile nuk ia del, sulmuesi do të mungojë në transfertën kundër Hungarisë

Ciro Immobile është detyruar që të mungojë në transfertën e së hënës në Budapest, ku Italia e Roberto Mancinit do të përballet me Hungarinë në një sfidë që vlen vendin e parë në grupin 3 të Ligës A të Nations League.

Sulmuesi i Lazios, që mungoi edhe në fitoren kundër Anglisë, mëngjesin e së dielës kreu disa kontrolle të specializuara që konfirmuan mungesën për sfidën kundër Hungarisë.

Immobile është kthyer në Romë për të vazhduar rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor të Lazios. / Oversport.tv