Immobile pranë rikthimit: Nuk ndjej më dhimbje, por s’mund të rrezikoj

Sot Ciro Immobile do të zhvillojë një rezonancë magnetike që mund t’i japë atij dritën jeshile për rikthimin në fushë. Pas dëmtimit të pulpës që e bëri atë të heqë dorë edhe nga ndeshjet e kombëtares, Immobile duket shumë pranë aktivizimit me Lazion.

Për këtë çështje ka folur vetë sulmuesi italian që ka komentuar mbi situatën e tij. Ai tha se tashmë nuk ndjen më dhimbje, por nuk do të dëshironte të rrezikonte. Për të e rëndësishme është që ai të mos rrezikojë një ndalesë tjetër.

“Pupla po bëhet gjithnjë e më mirë, çdo ditë bëhet më mirë dhe më mirë. Pulpa është një muskul mjaft delikat, përndryshe me siguri do të kisha qenë atje për ndeshjen e Juventusit. Preferova të mos e rrezikoja. Të hënën kam kontroll MRI dhe në këtë moment dhimbja ka kaluar, ka vetëm pak frikë sepse nuk do të doja të ndaloja përsëri. Jam pak i kujdesshëm, shpresoj të kthehem shpejt”. /oversport.tv