Impakti i Cristiano Ronaldo te Manchester United, Pogba drejt rinovimit

Paul Pogba mund të qëndrojë te Manchester United. Mesfushori, i cili deri më tani nuk kishte pranuar rinovimin, po mediton qëndrimin te “Djajtë e kuq”.

“The Athletic” shkruan tani se Pogba ka ndryshuar qëndrim dhe fitorja e së shtunës ka ndikuar në mendimet e tij për të ardhmen.

Rikthimi i Cristiano Ronaldos ka pasur impakt të madh në skuadër dhe tani besohet se me rinisjen e bisedimeve për rinovim, Pobga do të nënshkruajë kontratën e re. / oversport.tv