Inaki williams, futbollisti i spikatur i Athletic Bilbao, është futur në historinë e futbollit spanjoll, me rekordi e ri që ka vendosur.
Sulmuesi 27-vjeccar e nisi si titullar ndeshjen kundër Alaves dhe për të kjo sfidë do të mbahet mend gjithmonë.
Williams numëron ndeshjen e 203-të radhazi në LaLiga, si askush tjetër më parë. Lojtari që iu bashkua Athletic Bilbao në verën e vitit 2015 theu rekordin e Andoni Larranaga.
Ky i fundit e kishte luajtur 202 ndeshje radhazi në kampionat me Real Sociedad dhe sikurse kuptohet rekordi mbetet i baskëve. / oversport.tv