Villareal ka marrë një barazim dramatik në shtëpi kundër Cadiz, edhe pse ishte në disavantazhin e dy gola. Choco Lozano i miqve kishte mbrëmjen e tij, pasi shënoi tre herë në portën e “Nëndetëses”.
Torres për Villareal shënoi golin e barazimit 1-1, ndërsa Dia dhjetë minuta nga fundi e hapi ndeshjen. Në minutën e gjashtë shtesë Danjuma shënoi golin që i hoqi fitoren skuadrës së Cadiz, që ishte shumë pranë.
NDESHJET E TJERA – Alaves i është gëzuar tre pikëve sot, pasi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Elche me rezultatin 1-0. Ndiaye ishte heroi i Alaves me golin e realizuar në fillim të pjesës së dytë.
Në barazim 1-1 është mbyllur dueli mes Espanyol dhe Athletic Bilbao. Katalanasit realizuan të parët me anë të de Tomas, me penallti. Baskët u kundërpërgjigjen me Inaki Williams.
LALIGA – JAVA 11
Alaves-Elche 1-0
Shënues: Ndiaye 47′
Espanyol-Athletic Bilbao 1-1
Shënues: de Tomas (pen.) 33′ / Williams 52′
Villareal-Cadiz 3-3
Shënues: Torres 43′, Dia 80′, Danjuma 96’/ Lozano 14′, 45+1′, 52′
/ oversport.tv