Inaugurohet statuja e Maradonës në stadiumin që mban emrin e tij

Do të pozicionohet përpara stadiumit statuja që i është dedikuar yllit argjentinas, që është realizuar nga artisti Domenico Sepe.

Vepra e artit do të qëndrojë e hapur për publikun deri në orën 22:00 të ditës së sotme, derisa të bëhet vendosja e saj përfundimtare.

Edhe presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis ka dashur të kujtojë nderimin e Maradonës, duke çuar një buqetë me lule përpara veprës murale që ndodhet në “Quartieri Spagnoli”.

Një dhuratë për qytetin dhe për kampionin e saj më të dashur: me një statujë në përmasat natyrale të Diego Armando Maradonas, Komuna e Napolit ka dashur të nderojë kampionin argjentinas një vit pas ndarjes së tij nga jeta. /Oversport.tv