Incidentet në Shqipëri-Poloni, FIFA dënon dhunën dhe nis hetimin

Pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, FIFA ka dalë me një deklaratë zyrtare ku dënon veprimet e tifozerisë shqiptare. Sipas asaj që lexohet në deklaratë, qëndrimi i FIFA është i vendosur kundër dhunës dhe bën të qartë se priten sanksione për incidentin.

Ajo u ndal edhe tek incidentet e ndeshjes tjetër të grupit Angli-Hungari ku pati dhunë në tribunën e tifozerisë hungareze.

Ndër të tjera Qeveria Botërore e Futbollit deklaron: “FIFA po analizon të gjitha raportet e mbrëmjes në ndeshjet e djeshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kjo gjë po bëhet në mënyrë që të merren të gjitha vendimet e duhura pas ngjarjes”. /oversport.tv