Indoor Tour 2022 (Manhattan), të tjerë rekorde botërorë në garat e sallave të mbyllura

Turi i garave të atletikës në salla të mbyllura dhuroi të tjera emocione në ndalesën e dytë kalendarit për kategorinë Gold. Pas Karlsruhes që shënoi nisjen e Indoor Tour 2022, garat e atletikës u zhvendosën në Manhattan të Shteteve të Bashkuara, ku as atje nuk munguan surprizat dhe rekordet e reja botërore.

Edicioni i 114 i Millrose Games, i cili erdhi përsëri live në Oversport, nisi me 60 metrat me pengesa por për të parë rekordin e parë Botëror që vendosej në Manhattan, duhet të vinte finalja e 800 metrave për meshkuj. Bryce Hoppel e ndali kronometrin pas 1 minuti 46 sekondash e 05 të qindtash, duke rishkruar historinë ndërsa la pas Michael Saruni nga Kenia dhe bashkombasin Isaiah Harris.

Emocionet vijuan në 3000 metërshin e femrave, disipilinë në të cilën garon shpesh edhe atletja shqiptare Luiza Gega. Alicia Monson u rendit e para me kohën 8 minuta 31 sekonda e 62 të qindat, kohë që jo vetëm përmirëson të mëparshmin e amerikanes por shënon edhe rekord të ri botëror për disipilinën e 3000 metrave.

Seria e rekordeve botëroreve u pasua nga Ryan Crouser, amerikani i mirënjohur i hedhjes së gjyles, me rezultatin 23 metra e 38 centimetra dhe u mbyll me garën karakteristike të Millrose Games, Wanamaker Mile. Ollie Hoare kampion i kësaj gare dhe record botëror për australianin, 3 minuta 50 sekonda e 83 të qindat.

Kjo disiplinë ishte ajo që i dha fund edhe etapës së dytë të garave në salla të mbyllura. Turi rikthehet në datën 6 shkurt përsëri në Shtetet e Bashkuara dhe mbyllet më 2 mars në finalen e fundit, atë të Madridit. /oversport.tv