Indrit Prodani do ta vazhdojë karrierën te Dinamo dhe Kastrioti ka zyrtarizuar largimin e tij. Krutanët e falënderojnë mbrojtësin e majtë.
“Faleminderit për gjithçka që ke dhënë për këtë fanellë dhe shumë suksese në karrierën tende”, shkruhet në postimin e Kastriotit në rrjetet sociale.
Prodani, i cili ka luajtur në Abissnet Superiore me Laçin më parë, ditën e sotme ishte në Rrogozhinë dhe ndoqi nga stadiumi skuadrën e tij të re.
Dinamo kishte nevojë për një mbrojtës të majtë, pasi Aleksander Isaevski është dëmtuar dhe Prodani do të jetë përforcimi i “Bluve”, që ende nuk e kanë zyrtarizuar. / oversport.tv