I dërgoj një përqafim Sinisa Mihajlovic për sfidën që po luan, si dhe për Louis van Gaal. Janë gjëra më të rëndësishme se futbolli. Covid na ka mësuar edhe një herë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme”. Kështu u shpreh, presidenti i FIFA Gianni Infantino gjatë një evenimenti në Firenze, në Palazzo Veçhio.
Më pas ai u ndal edhe tek një ide e re për emrin e stadiumit të Romës. Aktualisht stadiumi mban emrin “Olimpico”, ndërsa Infantino sugjeroi që emri i stadiumit të vendoset “Paolo Rossi” në nder të legjendës italiane të futbollit.
“Çfarë po presim që t’i vendosim stadiumit Olimpico të Romës emrin e Paolo Rossi? Nuk ka asnjë italian që ka bërë më shumë për sportin dhe për Italinë në një moment vërtet shumë të vështirë, sa ka bërë Paolo Rossi. Kam disa muaj që po përpiqem të kuptoj se kush i vendos këto gjëra dhe nuk po arrij dot ta kuptoj.
Shoh që të gjithë drejtuesit e klubeve janë këtu, le të japin dhe ata një dorë që ta quajmë stadiumin e Romës “ Olimpico-Paolo Rossi”. Mendoj se e meriton kaq gjë”, u shpreh ndër të tjera Infantino. /oversport.tv
Foto: FIFA, Facebook