Infantino: E trishtueshme, më vjen të qaj që Italia është jashtë Botërori

Giani Infantino, presidenti i FIFA-s, është zvicerano-italian dhe sigurisht që i dhemb fakti që Italia është jashtë Botërorit të Katarit. Ai ka dhënë një intervistë për Rai Sport dhe fillimisht thotë:

“Me të vërtetë dua të qaj. Për të gjithë italianët është e trishtueshme, është Botërori i dytë radhazi që Italia nuk merr pjesë. Dhe nëse kualifikohen në Botërorin e ardhshëm do të jenë 12 vite mungesë”.

“Kupa e Botës çdo dy vite? Është diçka e realizueshme, por ka kundërshtim të fortë”, shton Infantino, i cili i rikthehet sërish eliminimit të Italisë në “play-off” nga Maqedonia e Veriut.

“Mendoj kur isha fëmijë, emocionet e Kupës së Botës 1978, 1982. Janë gjëra që të bëjnë të dashurohesh me futbollin. Është e trishtueshme për djemtë italianë.

Por kështu është, 32 ekipe kualifikohen, Kupa e Botës është çdo 4 vjet, tani për tani…”, shprehet Infantino, i cili ishte sot në Asamblenë e FIFA-s dhe mbajti edhe një fjalim të gjatë. / oversport.tv