Infermieria e Interit plot, pas De Vrij edhe Sanchez dy javë jashtë

Periudha e kombëtareve ka bërë që Interi të humbasë shumë nga pjesët më të rëndësishme. Sot është mësuar që skuadra zikaltër do të duhet të bëjë të paktën dy javë pa shërbimet e Alexis Sanchez. Kilieni është dëmtuar në ndeshjen e fundit, teksa në kofshën e djathtë ka pësuar tërheqje muskulore.

Nga sa bëhet me dije, ai do të humbasë jo vetëm ndeshjen me Napolin këtë fundjavë, por edhe mesjavën e ardhshme ndaj Shakhtarit.

Situata me dëmtimet te zikatrit nuk është aspak e mirë. Nëse Dzeko dhe Lautaro Martinez do të sakrifikojnë për të qenë gati, bashkë edhe me Correan, De Vrij nuk ia ka dalë.

Edhe qendërmbrojtësi u dëmtua me Holandën dhe do të qëndrojë jashtë gjithashtu për këto dy ndeshje, për të parë më pas nëse do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë apo jo.

Zikaltrit luajnë dy sfida të rëndësishme si për fatet e Serisë A, teksa pas barazimit me Milanin do të duhet të marrin më tepër ndaj kryesueses tjetër, Napolit për të tentuar afrimin me kreun. Në mesjavën e ardhshme, sfida në Champions është vendimtare për shanset e kualifikimit përtej grupeve. / oversport.tv