Infermieria te Milani, si paraqitet situata me Ante Rebic dhe Ibrahimovic

Milani përballet me Lazion të dielën në mbrëmje, në një ndeshje që transmetohet në Oversport përmes Tibo.

Trajneri Stefano Pioli pret lajme nga infermieria dhe për momentin Zlatan Ibrahimovic ka pak shanse të jetë i gatshëm për transfertën e kësaj jave.

Suedezi është stërvitur i diferencuar edhe sot, sipas programit të mjekëve. Ante Rebic është gjithashtu një çështje te Milani.

Kroati ka punuar veçmas në fushë, ndërkohë që kontrollet mjekësore nuk është se i zbuluan ndonjë problem në gju.

Pritshmëritë janë që Rebic të jetë në dispozicion të Piolit për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Lazios. / oversport.tv