Iniesta: Dua të rikthehem te Barcelona, klubi bëri gjithçka për të mbajtur Messin

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij pas futbollit si dhe për largimin e Messit nga ekipi katalanas. Në një intervistë të dhënë për “Catalunya Radio”, ai ka lënë hapur mundësinë për një rikthim te Barcelona, si dhe komentoi vendimin e Messit.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të doja të kthehesha te Barça në një moment të caktuar. Nuk e di se në çfarë aspekti, por do të doja shumë të ndihmoja Barcelonën. Do më pëlqente të studioja si trajner, por nuk e di nëse do të punoja si i tillë. Më pëlqen të mendoj për të tashmen dhe tani po mendoj akoma të luaj futboll”.

LAMTUMIRA E MESSIT- “Ishte një situatë e çuditshme, veçanërisht në fillim. Do të kisha dashur që ai të vazhdonte te Barça, por pas kaq shumë vitesh mund të ndodhë. Secili shkon në rrugën e vet. U ndjeva i trishtuar për kuptimin që Leo kishte për klubin. Ka situata që mund të ndryshojnë, është ligji i jetës. Nga jashtë është e vështirë të gjykosh, e di që shoqëria ka bërë gjithçka për ta mbajtur atë”. /oversport.tv