Iniesta: Xavi perfekt për Barcelonën, për çka bërë dhe çfarë është sot

Andres Iniesta, ish-shoku i skuadrës së Xavit tek Barcelona, ka komentuar kështu aventurën e re si trajner të ish-kolegut: “Xavi është njeriu perfekt për Barcelonën, njeh mirë lojtarët dhe klubin. Është përgatitur mirë për këtë detyrë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Xavi është i duhuri jo vetëm për atë që përfaqëson, por edhe për trajnerin që është bërë sot. I uroj shumë fat, por jam i bindur që do të bëjë mirë. Ka shumë entuziazëm dhe të shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë”, ka deklaruar ish-mesfushori për mediat zyrtare të LaLigas.

Iniesta ka folur edhe për derbin e Barcelonës që do të zhvillohet nesër: “Ndeshja kundër Espanyolit është gjithmonë speciale dhe me shumë domethënie, për historinë dhe rivalitetin mes dy skuadrave.

Kush është rritur tek Barcelona e di sa tension që ka në këtë sfidë, që nga ndeshjet tek skuadrat e moshave. Do të jetë një ndeshje e madhe, akoma edhe më shumë tani që janë kthyer tifozët në stadium”, ka përfunduar Andres Iniesta. /Oversport.tv