Insigne barazon Maradonën dhe i thotë Napolit: Do jem gjithmonë këtu

Me golin e shënuar me penallti përballë Salernitanës, Lorenzo Insigne arrin një rekord të rëndësishëm me fanellën e Napolit.

Sulmuesi ka barazuar Diego Armando Maradonan në kuotën e 115 golave në vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të skuadrës “axurre”.

Pas golit Insigne, që po luan ndeshjet e fundit me Napolin, pasi sezonin tjetër do të transferohet në Kanada tek Toronto, gjatë festimit me shokët është kthyer nga telekamerat dhe duke vendosur dorën tek stema e klubit ka thërritur: “Jam dhe do të jem gjithmonë këtu”. / Oversport.tv