Insigne tek Interi? Agjenti i tij takohet me drejtuesit zikaltër

Lorenzo Insigne dhe Napoli duken më larg se kurrë. Kapiteni i Napolit nuk ka rinovuar ende me ekipin dhe mesa duket, agjenti i tij po kërkon për mundësi të tjera.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, agjenti i italianit është takuam me drejtuesit e Interit për të folur për një lëvizje të mundshme. Vincenzo Pisacane thuhet se u takua me Beppe Marottan në selinë zikaltër.

Piscane është gjithashtu edhe agjenti i Danilo D’Ambrosio dhe biseda mund të ketë qenë edhe për të. Megjithatë, ende asnjë lëvizje zyrtare nuk është bërë nga të dyja palët. Sipas mediave në Itali, Marotta nuk do të kryej asnjë lëvizje në merkato pas sqaruar njëherë rinovimin e Nicolo Barella, Marcelo Brozovic. /oversport.tv