Instanbul në finalen e madhe të CEV, Fenerbahce dorëzohet në “Golden set”

Vakifbank Instanbul është finalistja e dytë e Champions League së femrave në volejboll. Pas një dueli të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e dytë, 4 herë kampionet në fuqi ja dolën të prekin finalen vetëm falë “Golden set”. Në derbin turk të gjysmëfinaleve, skuadra kundërshtare, Fenerbahce, luajti ndeshjen e jetës por as fitorja e pastër 3-0 në ndeshjen e kthimit nuk mjaftoi për të realizuar atë që do ishte një nga përmbysjet më të jashtëzakonshme në historinë e këtij kompeticioni.

Përballë një publiku të mahnitshëm, Fenerbahce shpërthen në setin e parë duke fituar me një diferencë të madhe 25 14. Diagonilistja, Melisa Vargas është e papërmbajtshme dhe Fenerbahce interpreton në mënyrë të shkëlqyer edhe setin e dytë duke e fituar 25 20. Seti sheh Instanbul të rivalizojë dhe të jetë pranë fitores, ndërsa i nevojiteshin vetëm 2 sete për të kaluar në finale por as në këtë rast nuk ja dolëm.

Fenerbahce besoi deri në fund dhe përmbysi rezultatin në pikët shtesë duke fituar edhe setin e tretë. Por për të kaluar në finale u desh seti i katër ai që ndryshe quhet golden set dhe në 15 pikët finale fati i buzëqeshi skuadrës së Instanbul.

Ekipi i trajnerit Guidetti luajti më mirë në fraksionin e fundit të lojës dhe në fund u bë ajo skuadra që do ti bashkohet italianeve të Coneglianos në finalen e madhe. Fenerbahce në krahun tjetër largohet me kokën lart për një prej paraqitjeve më të mira të zhvilluara ndonjëherë dhe me dashurinë e publikut më të madh se kurrë. /oversport.tv

Foto: cev.eu