Inter-Brozovic, takimi vendimtar pas Superkupës së Italisë

Duket se do të përfundojë me sukses telenovela e gjatë që ka shoqëruar tifozët zikaltër, pasi Interi dhe Brozovic janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Agjentët e mesfushorit kroat dhe drejtuesit e klubit zikaltër do të takohen sërish pas finales së Superkupës që do të luhet të mërkurën kundër Juventusit.

Asnjëherë më parë palët nuk kanë qenë kaq pranë, prandaj në kampin zikaltër janë të bindur se firma mbi kontratë është vetëm çështje kohe. / Oversport.tv