Inter dhe Milan mbeten bosh, rinovimi i Scamacca konsiderohet i kryer

Gjithçka është e kryer për rinovimin e Gianluca Scamacca me Sassuolon. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoëeb.com, mungon vetëm zyrtarizimi pasi edhe firma në kontratë është hedhur. Një goditje e rëndë kjo për Interin dhe Milanin që po e konsideronin italianin për sulmin e sezonit të ardhshëm.

Scamacca ka rinovuar deri në verën e vitit 2026 ndërsa paga e tij do të dyfishohet. Nga 400 mijë euro që paguhet aktualisht, sulmuesi italian do të përfitojë rreth 800 mijë euro në sezon.

Për sa i përket të ardhmes, Scamacca vazhdon të jetë objektivi numër 1 i ekipeve nga Milano. Interi konsiderohet ende si favoriti, por pas këtij rinovimi shuma që drejtuesit zikaltër duhet të ofrojnë është rritur ndjeshëm. Nga ana tjetër, Milani po analizon situatën për të parë më mirë mundësitë që ka. /oversport.tv