Inter gjithmonë pas Nandez, por Marotta ka edhe dy alternativa të tjera

Beppe Marotta i ka idetë e qarta për sa i përket merkatos së Interit. Emri është gjithnjë ai që jemi mësuar të shohim edhe në merkaton e fundit. Nahitan Nandez i Cagliarit do të tentohet sërish për t’u bashkuarit me zikaltrit që në janar.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Megjithatë, drejtuesit e Interit nuk do të lënë asgjë në dorën e fatit. Përveç uruguaianit, Marotta ka edhe dy alternativa të tjera për të përforcuar ekipin në rast të ndonjë largimi të papritur. Bëhet fjalë për Mohamed Fares që momentalisht po aktivizohet te Genoa. Ai është një njohje e vjetër e Inzaghit dhe mundësia që ta trajnojë sërish mbrojtësin i pëlqen teknikut.

Ndërkohë, alternativa tjetër vjen nga Premier League. Është Lucas Digne i Everton që më parë ka luajtur te Roma. Kështu, duke marrë parasysh edhe faktin se francezi e njeh mjaft mirë kampionatin italian, Marotta kërkonë të përfitojë nga situata e keqe që ndodhet Everton për t’ia rrëmbyer mbrojtësin e majtë. /oversport.tv