Inter i qartë për shumën që kërkon për Onanan, United gati për ofertën zyrtare

Zëvendësuesi i David De Gea në “Old Trafford” për sezonin e ardhshëm, me shumë gjasa do të jetë Andre Onana. Për të lënë të lirë të largohet portierin kamerunas, Interi i ka idetë e qarta.

Shuma që kërkojnë zikaltrit në rast në një transferimi të Onanas tek Manchester United është 60 milionë euro. Sipas “Mirror”, klubi anglez nuk është ende i gatshëm për kërkesën që ka Interi.

“Djajtë e kuq” tashmë po mendojnë të bëjnë ofertën e parë zyrtare për kamerunasin prej 45 milionë euro plus 5 bonuse. Në rast se nuk arrihet marrëveshja me Onanan, United do të mendojë për Bijlow dhe Kevin Trapp. /oversport.tv