Interi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga çështja e Lukakut, i cili tashmë po konsideron një lëvizje te rivalët e përjetshëm të Juvëntusit. Tashmë zikaltrit kërkojnë të lënë pas sulmuesin belg dhe do të kërkojnë një sulmues në vend të tij.
Siç raportojnë mediat italiane, Interi është duke vëzhguar nga afër sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun. Ky i fundit konsiderohet një profil ideal për të kompletuar sulmin e trajnerit Simone Inzaghi.
Megjithatë, zikaltrit po përpiqen tashmë të bindin “topçinjtë” të ulin koston e sulmuesit amerikan që është prej 30 milionë euro. Sezonin e kaluar, 22-vjeçari ishte i huazuar te Reims në Francë ku kaloi një sezon fantastik.
Në 37 paraqitje të bëra në kampionatin francez, Balogun arriti të realizojë 21 gola dhe asistoi dy herë për shokët e tij të ekipit. /oversport.tv
Foto: Arsenal, Facebook