Tre pikët janë ato që kanë rëndësi dhe Interi i ka marrë ato ndaj një ekipi të sikletshëm si Sassuolo, madje edhe duke e përmbysur rezultatin. Kampionët në fuqi të Italisë ia dolën të merrnin fitoren me rezultatin 2-1.
“Mapei Stadium” gumëzhinte për skuadrën vendase, që shënoi pas 22 minutash lojë. Skriniar shkaktoi penallti dhe Berardi nuk fali. Handanovic gjithsesi ishte vendimtar me pritje të tjera, pasi pati jo pak punë kundër Sassuolo.
Interi u mundua të barazonte, por Barella nuk mjaftoi për të bërë diferencën në 45 minutat e para. Inzaghi në pjesën e dytë e gjet zgjidhjen nga stoli dhe Edin Dzeko e nderoi, një minutë pasi u hodh në fushë.
Krosimin perfekt të Iva Perisic sulmuesi boshnjak e shfrytëzoi dhe me kokë shënoi golin e barazimit. Interi tashmë kishte motivim tjetër, edhe pse Lautaro Martinez kishte qenë në hije në këtë ndeshje. Një penallti e zgjidhi ndeshjen dhe argjentinasi aty nuk fal.
Tre pikë, në një ndeshje të vuajtur që e çon Milanin në vendin e dytë për momentin. Kuqezinjtë luajnë nesër në Bergamo kundër Atalantës, duel që mbyll javën e 7-të të Serie A, që transmetohet nga Oversport në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.
SERIE A – JAVA 7
Sassuolo-Inter 1-2
Shënues: Berardi (pen.) 22’ / Dzeko 58’, Martinez (pen.) 78’
/ oversport.tv